Elinel prezanton albumin e ri “Gur”, përmban gjithsej 19 këngë

by admin
Spread the love

Rap-artisti i njohur shqiptar, Elinel, ka prezantuar albumin e tij të ri të titulluar “Gur”.

Ky album përmban gjithsej 19 këngë me vetëm një bashkëpunim me Alban Skënderajn.

Si një tekstshkrues, Granit Bajraktari (emri i vërtetë) edhe në këto projekte ka trajtuar tema të ndryshme.

Në këtë album të tij nuk kanë munguar dedikime për familjen, babanë, vajzat, rininë e po ashtu shumë çështje të tjera.

Elinel që nga fillimi ka hyrë në treg me një stil të veçantë, të dalluar e njëherësh duke iu përshtatur estradës.
“A men”, “Ikona”, “Trap”, “Bagdadi”, “Dimri”, “Sandra Jump”, “Babes”, “Familjes”, janë disa nga këngët e reperit.

You may also like