“Eliminuam një ekip shumë të fortë”, Simeone: Metropolitano “fortesë”, kam lojtarë me zemër

by admin
Spread the love

Diego Simeone e shijoi në maksimum kualifikimin drithërues në çerekfinalet e Champions League.

Atletico e tij eliminoi Interin e fortë të Simone Inzaghit falë penalltive, me sllovenin Oblak që “fluturoi” te goditjet e Alexis Sanchez dhe Klassen.

El Cholo komplimentoi djemtë e tij, vlerësoi kundërshtarët, teksa theksoi se në Metropolitano rivalët vuajnë gjithmonë.

Jam shumë i lumtur për tifozët, lojtarët dhe njerëzit tanë. E merituam fitoren ndaj një skuadre shumë të fortë. Desh vdiqa kur Riquelme humbi atë rast, por ne i besuam penalltinë e rëndësishme në fund. U përqendrua dhe shënoi.

Kështu është edhe jeta, nuk fiton i njëjti person gjithmonë. Vinim nga dy humbje të rënda, por kam djem me zemër të madhe. Pastaj, tifozët tanë janë të jashtëzakonshëm. Nuk është e thjeshtë të përballesh me ne në këtë stadium“, theksoi tekniku argjentinas.

 


Top Channel

You may also like