Elbert Krasniqi: “Sunny Hill” do të mbahet çdo vit në shtëpinë e përhershme në Kosovë

by admin
Spread the love

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se synim i tyre është që festivali “Sunny Hill”, që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme, e cila mund të shfrytëzohet nga të gjithë artistët, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi ka thënë për Ekonomia Online, se dhënia e pronës komunale duhet të bëhet me procedura ligjore.

“Ne jemi duke diskutuar se si duhet të gjejmë zgjidhje e qëndrueshme në mënyrë që të krijojmë hapësirë publike e cila do të shfrytëzohet nga të gjithë jo vetëm nga festivali mirëpo nga të gjithë artistët dhe të tjerë që duan që të begatojnë jetën kulturore artistike. Për neve është shumë me rëndësi që dhënia e pronës komunale në shfrytëzim dhe këmbim të bëhet në bazë të procedurave të parapara ligjore edhe gjithpërfshirja në tryezën e diskutimit. Deri tani kemi marrëveshje që të mbahet festivali në Kosovë dhe ne do të shfrytëzojmë këtë kohën e mbetur në mënyrë që të gjejmë zgjidhjen e përgjithshme”, tha Krasniqi.

You may also like