EGJIPT – Al-Sisi siguron mandatin e tij të tretë me 89.6% të votave

by admin
Spread the love

KAJRO, 18 dhjetor / ATSH-DPA/ – Presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sissi ka siguruar një mandat të tretë në detyrë pasi mori 89.6% të votave në zgjedhjet e javës së kaluar, deklaroi Autoriteti Kombëtar Zgjedhor.

Zgjedhja e presidentit u la në hije nga lufta në Gaza dhe një krizë e rëndë ekonomike e brendshme, por fitorja e Sissit nuk ishte kurrë në dyshim.

Për javë të tëra para zgjedhjeve, autoritetet u kërkuan qytetarëve të votojnë masivisht, pasi zgjedhjet e mëparshme në 2018 u kritikuan për pjesëmarrje të ulët prej 40%.

“Nuk ka pasur shkelje apo parregullsi që dëmtuan procesin zgjedhor,” shtoi Badawi.

Në vitin 2013, ushtria e udhëhequr nga al-Sissi rrëzoi Mohammed Morsin, presidentin islamik të zgjedhur në mënyrë demokratike, por kontrovers të Egjiptit.

Al-Sissi u zgjodh në 2014 dhe 2018 dhe fitoi një fitore dërrmuese të dyja herët. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like