Edhe gjatë kësaj jave do të kemi mot pranveror – Shqip

by admin
Spread the love

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme, fushat me presion të lartë të atmosferik, të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme.

Sipas institutit, parashihen rreze dielli dhe vlera të temperaturave mbi mesataren për sezonin e stinës që jemi.

Për gjatë relievit malor parashihen vranësira të shpërndara, ndërsa në orët e para të ditës do të ketë vesë dhe mjegull, e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale nën 5 km.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

You may also like