Ecuria historike merr fund. danezët prishën mundësinë e Bajernit për rekordin që nuk do thyhej më nga askush

by admin
Spread the love

Barazimi 0-0 në shtëpi i Bajern Mynih ndaj Kopenhagës, ka qenë padyshim një nga surprizat më të mëdha të Ligës së Kampioneve në këtë tur. Bavarezët janë thuajse të pagabueshëm në shtëpinë e tyre por sot mori fund një ecuri rekord në “Allianz Arena”.

Bajerni kishte fituar 17 ndeshjet e fundit radhazi në shtëpi në fazën e grupeve, një rekord për Ligën e Kampioneve, ku nuk humbnin pikë që nga dhjetori i vitit 2020 përballë Atletiko Madrid.

Por pikërisht Kopenhaga bëri çudinë e madhe, duke i marr pikë skuadrës së Tomas Tuhel dhe duke i hequr mundësinë që të synonte në ndeshjen e fundit një rekord që nuk do thyhej më nga askush.

Në dy edicionet e kaluara, Bajerni kishte marrë pikë të plota në fazën në grupe të turneut dhe nëse e përsëriste këtë vit, do të bëhej i pari në historinë e Ligës së Kampioneve që do ta bënte një gjë të tillë tre herë radhazi. Duke llogaritur që ky është edicioni i fundit me këtë format, emri i Bajernit do të mbetej përgjithmonë në histori.

PANORAMASPORT.AL

You may also like