Ecuria fantastike e Interit, zikaltërit e Inzagit bëhen skuadra e dytë në historinë e Serisë A që…

by admin
Spread the love

Interi arriti një fitore dramatike në transfertë ndaj Udinezes me rezultatin 1-2. Goli i Fratezit në minutën e 90+5 i dhuruan 3 pikët e radhës skuadrës së Inzagit, që u ngjit në kuotën e 82 pikëve në 31 javë.  

Falë këtij triumfi skuadra zikaltër bëhet ekipi i dytë në historinë e Serisë A që siguron 82 pikë pas 31 ndeshjesh të luajtura në kampionat që nga sezoni 1929/30.

Vetëm Juventusi i sezonin 2018/2019 ka bërë më mirë se Interi aktual për sa i përket pikëve të grumbulluara në 31 javë. Asokohe bardhezinjtë siguruan plot 84 pikë, ky është edhe rekordi i pikëve në këtë fazë të kampionatit.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like