Ecuri kampionësh, pse beson ‘djalli’. Nuk njohin humbje, Milani i motivuar pas sukseseve në ndeshjet e fundit

by admin
Spread the love

Siç dukej situata në një pikë të caktuar, mu nd të thuhet se tani është pothuajse një sukses: Milani e mbylli fazën e parë me një pikë më shumë se një vit më parë. 39 kundër 38. Dhe me katër gola më pak të pësuar (20 kundër 24). Problemi është se, ashtu si një vit më parë, distanca nga majat e turneut është e një madhësie të tillë, saqë është pothuajse e ndaluar të imagjinosh ngadalësim të të tjerëve.

Por jo vetëm kaq: krahasuar me janarin e 2023, ka edhe një tjetër skuadër në mes. Megjithatë, “djali” ka filluar të vrapojë përsëri, kjo është e pamohueshme. Dhe, siç ndodhi shumë herë në katër vite e gjysmë të Piolit, nis t’a bëjë pikërisht kur gjërat po përkeqësohen. Ose më mirë: kurrë më parë nuk kishin qenë kaq të komplikuara sa këtë herë, veçanërisht për të ardhmen afatshkurtër të trajnerit.

ÇFARË MARSHIMI – Historia kuqezi e Piolit, sidoqoftë, na mëson se nuk duhet konsideruar çdo gjë si e humbur. Herët a vonë vjen një reagim dhe në këto kohë ka mbërritur fuqishëm: Milani (i cili rigjeti fitoren jashtë shtëpisë saktësisht tre muaj pas asaj të fundit) në shtatë javët e fundit të kampionatit ka grumbulluar 16 pikë (5 fitore, një barazim dhe një humbje). Më pak se Interi dhe Juve (të dyja 17). 15 gola të shënuar, ose diçka më shumë se dy gola për ndeshje. Sulmi kuqezi është aktualisht i dyti i turneut.

Me pak fjalë, në muajin e gjysmë të fundit ritmi do të ishte fitues i kampionatit dhe është paradoksale të mendohet se momenti më kritik në jetën milaniste të Piolit ishte pas Salernitanës, e thënë ndryshe në mes të një ecurie kryesisht pozitive. Në dritën e këtij fakti, ka një keqardhje në rritje për pikët – shumë, shumë – të humbura me ekipet e vogla. Frenime që kanë përjashtuar praktikisht Milanin nga gara e titullit, por, në të njëjtën kohë, marshimi i shkëlqyeshëm i javëve të fundit i ka lejuar Leaos me shokë të forcojnë vendin e tyre të tretë.

AVANTAZHE – Fundjava e fundit solli disa lajme të mira nga qytete të tjera: Fiorentina humbi, Bolonja, Atalanta dhe Roma barazuan. Milani fitues në Empoli krijoi avantazh tjetër ndaj ndjekësve: distanca ndaj vendit të katërt shkoi nga +3 në +6, ai mbi të pestën nga +5 në +7. Dhe në këtë matje përfshijmë edhe statistikat e mbrojtjes për të gëzuar mjedisin: 3 porta të paprekura në 4 daljet e fundit. Para këtyre 7 ndeshjeve të kënaqshme, Milani kishte luajtur katër me radhë pa as një sukses (2 barazime dhe 2 humbje). Ndryshimi i ritmit është i dukshëm.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI- PANORAMASPORT.AL

You may also like