E TRISHTË/ Vritet me armë në moshën 22-vjeçare ish-lojtari i Palermos dhe Torinos

by admin
Spread the love

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit, teksa Rosolino Celesia është vrarë përballë një klubi nate në Palermo, duke humbur jetën në moshën 22-vjeçare. I riu ndërroi jetë në spital pak pasi u qëllua me armë zjarri. 

Deri dy vjet më parë, Rosolino Celesia, 22-vjeç, ëndërronte kampionatet e futbollit në Serie A dhe luajti për vite në klubet e futbollit të të rinjve, përfshirë Torinon, Palermon dhe Trapanin, por gjërat nuk shkuan ashtu sicc ai kishte ëndërruar teksa në  moshën 20-vjeçare, ai vendosi të braktiste futbollin,  duke varur këpucët në gozhdë.  

 Me klubin Torinos ai luajti gjashtë ndeshje me ekipin U17, përpara se të transferohej në Palermo, me të cilin luajti dhjetë ndeshje në vitin 2018, duke shënuar një gol. 

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like