E mposhti në finale, Mane ka një kërkesë të veçantë për të respektuar Salah

by admin
Spread the love

Në Kupën e Afrikës, Sadio Mane dhe Mohamed Salah ishin rivalë për 90 minuta pasi u ndeshën në finalen e këtij kompeticioni. Në fund, fitimtar doli Sadio Mane me Senegalin e tij që ngriti trofeun në qiell, pikërisht pasi penalltinë që i dha fitoren Senegalit e shënoi sulmuesi i Liverpool.

Megjithatë, ajo që bie në sy është një gjest që Sadio Mane ka bërë në respekt të shokut të tij të ekipit. Ai i ka kërkuar klubit që të mos i referohen atij, ose të mos bëjnë asnjë pritje speciale për faktin se ka fituar Kupën e Afrikës.

Sipas asaj që raporton Canal Football Club e gjitha kjo lidhet me shokun e tij të ekipit. Ai i komunikoi klubit se në rast se ndodh diçka e tillë, Salah mund të ndihej keq për atë finale të humbur. Diçka që Mane nuk e do për shokun e tij të ekipit. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC Twitter

You may also like