E ardhmja, Mbappe, Pochettino dhe portierët: Zbërthehet Leonardo

by admin
Spread the love

Leonardo, drejtori sportiv i PSG, ka folur pas ndeshjes së djeshme kundër Lens. Braziliani iu gëzua titullit të dhjetë të klubit, ndërkohë që temat që ka prekur janë shumë sensitive.

“Dua të vazhdoj si drejtor i PSG, planet e mia nuk kanë ndryshuar. Mendoj se kam bërë gabime, por dua të vazhdoj të qëndroj këtu”.

“Mbappe? Jemi në kontakt direkt me të dhe mendoj se ka thënë të vërtetën. Mbappe është duke menduar për të ardhmen e tij. Mendoj se ka një mundësi të qëndrojë te PSG, por gjithashtu edhe të largohet. Gjithsesi Mbappe është duke e menduar këtë tani.

Në Madrid janë të sigurt prej tre vitesh që Mbappe do të përfundojë te Reali.  Ndoshta mos janë shumë të sigurt për këtë?”, tha duke qeshur Leonardo”.

Pochettino? Mauricio ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij. Është normale të diksutojmë në fund të sezonit, për planet në të dyja krahët. Ka qenë një sezon i vështirë, por jemi kampionë tani. Do diskutojmë dhe më pas të shohim”

“Portierët Navas e Donnarumma? Do gjejmë zgjidhjen më të mirë për këtë situatë, nuk do të ketë probleme. Keylor është një portier klas, por Donnarumma ishte një mundësi në merkato dhe ishte një nënshkrim i zgjuar nga ne”, tha Leonardo. / oversport.tv

You may also like