Duhan pihet gjithandej në Maqedoni, janë shqiptuar 18 dënime për një muaj

by admin
Spread the love

Në Maqedoni pirja e duhanit lejohet vetëm në tarracat e jashtme, por një pjesë e mirë e restoranteve nuk e respektojnë Ligjin për Mbrojtje nga Duhani.

Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut për “Sloboden Peçat” thonë se vetëm muajin e kaluar inspektorët kanë kryer 130 kontrolle të lokaleve në mbarë Maqedoninë, ku theksi është vënë në respektimin e Ligjit për mbrojtje nga duhani. Janë regjistruar18 shkelje, me të cilat janë derdhur mbi 25 mijë euro gjoba në buxhetin e shtetit.
Sipas ligjit, për pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura, gjoba për personin juridik është nga 2.000 deri në 4.500 euro, ndërsa për personin përgjegjës nga 500 deri në 1.000 euro. Gjoba është paraparë edhe për personin fizik që do të kapet duke pirë duhan në objekt të mbyllur, nga 100 deri në 300 euro.

MARKETING



You may also like