Dorëhiqet papritur Prefekti i Lezhës

by admin
Spread the love

Gjokë Jaku ka dorëzuar ditën e hënë dorëheqjen nga pozicioni i Prefektit të Qarkut të Lezhës. Jaku e mbante këtë post prej 3 vitesh. Ka qenë vetë Jaku i cili përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar dorëheqjen e tij. Në postimin e tij jaku falënderon gjithë bashkëpunëtorët dhe banorët e qarkut të Lezhës,

REAGIMI

“Po ndaj me ju se sot kam dorzuar dorëheqjen time nga funksioni i Prefektit të Qarkut Lezhë punë të cilën e bëj prej afro 3 vjetësh.

Së pari, falenderime pafund për administratën që unë drejtova, për korrektësinë, profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre, u ndjeva kaq mirë me to.

Së dyti falenderoj me mirënjohje të gjithë ata drejtues të pushtet vendor, Dr. Policisë, ushtrisë e të degëve territoriale të cilët respektuan një kod sjelljeje e bashkëpunimi miqësor. Falenderim pafund për gjithë kontributin e tyre në përballimin me kohë të zgjatur të situatës post termeti dhe të pandemisë kryesisht.,shumë prej tyre meritojnë vlerësimin e gjithë opinionit.

Së treti, falenderime për të gjithë ata qytetarë që zgjodhen t’më takonin me besim në zyrë, rrugë e kudo, më inkurajuan e mbështetën por dhe më mirkuptuan për mundësitë e mia në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Miqtë e mi të rrjeteve sociale!

Ka qënë po kaq i rëndësishëm për mua dhe komunikimi me ju, më keni ndjekur e ndjehem ngrohtë me ju, jam perpjekur t’ju ndjek sa kam mundur, sidoqoftë kjo në vartesi të kohës time.

Kjo periudhë 3 vjeçare ka qënë një ekperiencë e vlefshme për mua e pas asaj të Q. Shkodër në vitet 1997-2000, më ka plotësuar CV time por jo vetëm. Jam përpjekur gjithnjë të jem i perulur por dhe kërkues për arritjen e objektivave të punës. Jam i lumtur të kem lënë një gjurmë timen të mirë në këtë funksion të rëndësishëm.

Sigurisht që do vijoj të jem aktor modest në jetën publike lokale me të cilën u lidha prej më shumë 30 vjetësh, në të cilën u rrita e u formësova. Do jem banor i këtij qyteti perjetë, një mik juaji padyshim, i lirë në e i pandikuar në qendrimet e mia, antikonformist për probleme që shqetësojnë mjedisin shoqeror, social etj.sepse kështu dua të mbetem.

“Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi” M. Luther King.”, ka shkruar ai.

You may also like