Donald Trump poston ‘meme-n’ me pistoleta të drejtuara në fytyrën e tij nga ‘Soros’ dhe ‘pedofilët’ (fotot)

by admin
Spread the love

Pas dorëzimit të djeshëm dhe regjistrimit në burgun e Giorgia, Donald Trump ka ripostuar një ‘meme’ të njohur në rrjetet sociale, ku fytyra e tij rrethohet nga 19 pistoleta të rivaleve të tij dhe rrymave kundërshtare, te cilat ai fajëson per telashet.

Imzhi i postuar në rrjetin Truth Social tregon foton e regjistrimit në polici të ish-presidentit të modifikuar me një seri pistoletash që i drejtohen fytyrës, duke nënkuptuar se cilët janë autorët e ndjekjes dhe arrestimit të tij.

77-vjeçari kërkonte të simbolizojë se është shënjestruar nga autoritete të korruptuara dhe të motivuar politikisht, duke kërkuar të sabotojnë garën e tij presidenciale të vitit që vjen, teksa mes etiketimeve të pistoletave gjejmë emra si ‘Soros’, ‘pedofilët’, ‘demokratët’ apo ‘lajmet e rreme’.

Në të tjera ‘pistoleta kërcënuese’ shkruhet ‘padia’, ‘globalistët’, ‘fashistët’, ‘deep state’ (shteti nëndheshëm) dhe ‘FBI’.

Meme komentohej poshtë me sloganet: “Nuk dorëzohemi kurrë, të bashkuar me Trump!”.

Trump postoi imazhin në platformën e tij pak pasi kishte bërë foton e regjistrimit në burgun e Giorgia, duke u bërë ish-presidenti i parë që i ndodhte kjo, shkruajnë mediat amerikane.

Ai formalisht u arrestua dhe iu morën shenjat e gishtërinjve, për nxitje të kryengritjes dhe tentativë përmbysjeje të rezultatit te zgjedhjeve të vitit 2020.

Ky ishte ndalimi katërt i tij sivjet por hera e parë që i merrej foto, pasi është paraqitur më parë në gjykatat e New York City, Miami e Washington DC.

Meme e Trump fillimisht ishte krijuar dhe postuar nga ndjekësi i tij ‘Andrea’ që e quante “hero”.

Trump shpërndau postimin edhe me mbi 5 milionë ndjekësit e tij edhe në rrjetin X, më parë i njohur si Twitter.

Trump në regjistrimin e sotëm iu mos shënim gjatësia (190.5cm) pesha (97.5kg) madje iu dha dhe numri i identifikimit prej të burgosuri: P01135809.

Por procedura nuk bindi përdoruesit e shumë në rrjet, që ankoheshin se “pesha e tij është më e madhe” nga e deklaruara.

Trump u lirua më pas pasi pagoi 20 përqind të shumës së garancisë prej $200,000, ndërsa kaloi vetmë 20 minua në burgun famëkeq.

Ish presidenti udhëtoi drejt Georgia dje pasdite nga Bedminster në New Jersey.

Autokolona e tij ndaloi në aeroportin e Newark ku milioneri mori avionin e ti privat Boeing 757 me të cilin fluturoi drejt Atlanta.

Pasi zbriti nga avioni autokolona udhëtoi rreth 20 km drejt burgut.

Në burgun në fjalë Fulton raportohet se shtatë njerëz kanë vdekur vetëm sivjet, por qëndrimi i tij zgjati vetëm 20 minuta.