Donacion për transmetuesit përmes uljes së tarifave të licencës për vitin 2023

by admin
Spread the love




Për shkak të Krizës energjetike Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive  ul për 25 % tarifën e  licencës së transmetuesve. “Duke marrë parasysh zhvillimet aktuale me krizën energjetike dhe rritjen e madhe të çmimit të energjisë elektrike, që ndikon drejtpërdrejt në funksionimin dhe qëndrueshmërinë ekonomike të transmetuesve, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive do të ofrojë ndihmë financiare – donacion për transmetuesit, i cili do të realizohet nëpërmjet uljes së tarifës së licencës së transmetimit radioteleviziv të tyre për vitin 2023”, thuhet në Komunikatën e Agjencisë.

“Në kuadër të mundësive financiare të Agjencisë, kjo ulje arrin në 25% të tarifës së licencës, e llogaritur sipas formulës së përcaktuar në Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizive”, thuhet në komunikatën e Agjencisë.

Agjencia shpreson se me këtë donacion do të kontribuojë në tejkalimin e pasojave të krizës aktuale energjetike dhe në funksionimin normal të transmetuesve në vitin e ardhshëm.


You may also like