Do të ikim në Gjermani, punojmë pa rroga dhe kontrata pune – Shqip

by admin
Spread the love

KOKA: MINISTRAT NDËRROHEN, PROBLEMI NUK ZGJIDHET

Vaksinojnë, marrin gjak, kontrollojnë pacinetë, ndërsa ka tre muaj s’kanë marrë rrogë dhe punojnë pa kontrata për punë.

Infermierja Nesrin Emini si dhe 140 punëtorë shëndetësor dhe jo shëndetësor, siç njofton KlanM,  ka tre vite që punojnë me kontratë në vepër e me këtë nuk kanë as sigurim shëndetësor e pensional.

“Nuk kemi të drejtë pushimi, nëse i merr dy ditë pushim na i ndalin prej rrogës. Punojmë me pagë minimale prej 20 mijë denarë. Pa sigurim shëndetësor dhe pensional punojmë tri vite. Sa persona jeni? Jemi 140 persona shëndetësor dhe jo shëndetësor” – tha Nesrin Emini, infermiere.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, Besim Koka, thotë që ministrat ndërrohen ndërsa problemi nuk zgjidhet. Ata, siç njofton KlanM, kanë dërguar kërkesë deri të Ministria e Financave por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Çdo ministër që ka ardhur na ka premtuar që do ta rregullojë dhe do tu jep vendime por deri më tani kemi hasur ne vesh të shurdhër. A është diçka politike? Po mund të jetë edhe politike pasi që ndërrimi i ministrave. Ka edhe që janë të punësuar 5 dhe 7 vite ndërsa janë ndërruar tre ministra por mund të jetë edhe diçka tjetër” – deklaroi Besim Koka.

Nga Ministria e Financave, siç përcjell KlanM, thonë se kanë dhënë përgjigje pozitive ndaj kërkesës së paraqitur për punësim dhe dhënjen e rrogave. Ndërsa përgjigja është dorëzuar në një afat më të shkurtër se 30 ditët e përcaktuara me ligj. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

You may also like