Dita Ndërkombëtare e Autizmit, Taravari: Krenar që si komunë kemi dy qendra për personat autikë

by admin
Spread the love

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në debatin kushtuar ditës së autizmit.
Ai ka deklaruar se është krenarë se si pushtet lokale kanë ngritur dy qendra për persona autik.
“Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, kisha kënaqësi të merrja pjesë sot në debatin “Autizmi, të arriturat, sfidat dhe institucionet”.
Në këtë debat u fol mbi arriturat, sfidat dhe trajtimit të nxënësve autikë në institucionet arsimore në komunën e Gostivarit.
Potencova se si pushtet lokal jemi krenarë që kemi arritur brenda pak vitesh të ngrisim dy qendra për personat autikë, “Blue Puzzle” dhe Qendrën Multifunksionale, qendra këto të cilat janë të rralla në rajonin tonë më të gjerë”, ka shkruar Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit. /SHENJA/

MARKETING



You may also like