Diamantë e smeraldë, unazat e fejesës për vitin 2023 s’janë aspak klasike! – Shqip

by admin
Spread the love

Unazat e fejesës për vitin 2023 janë tërësisht ndryshe nga modelet tradicionale që kemi parë, njësoj si vajzat që i zgjedhin. Rrethi me një diamant vijon të mbetet ende në modë, por tashmë nuset po kërkojnë që aksesori të përfaësojë personalitetin dhe marrëdhënien në çift.

Safirët, smeraldët dhe diamantët e zinj janë ndër gurët e çmuar më të preferuar. Unaza e Megan Fox është një prej modeleve më të kërkuara si dhe format e lakuara të rrethit të zakonshëm.

“Ti dhe unë”

Guri tradicional zëvendësohet nga dy të tjerë që takohen në qendër, njësoj siç ndodh me shpirtrat binjakë. Për të përfaqësuar secilin prej tyre, zakonisht zgjidhen gurët respektivë të lindjes. Modeli është përvetësuar nga Megan Fox, Ariana Grande apo Emily Ratajkowski dhe është i përsosur për vajzat e guximshme.

Aureolë

Një aureolë ëshë ideale për  të nxjerrë edhe më në pah bukurinë e diamantit. Një kornizë me zbukurime të imëta, gurë të tjerë përreth ose metal që kontraston do t’i japin një pamje të re unazës.

Smerald

Smeraldët po kthehen ndër më të preferuarit, madje edhe nga personat që nuk janë lindur në muajin Maj, të cilin edhe e përfaqëson. Në unazën e Jackie Kennedy, smeraldi ishte mbi 2 karatë.

Rreth i gjerë

Ky trend nisi të lulëzonte nga seti i unazave të Emily Ratajkowski e cila mbante edhe një tjetër rreth me trajtë asimetrike. Vitet 2000 po ndikojnë fort edhe në unazat e martesës dhe floriri i verdhë i vendosur në një rreth të gjerë është një prej trendeve më interesante të 2023.

Grumbull gurësh

Unazat që kanë disa gurë së bashku dominojnë trendet prej dy vjetësh tashmë. Asimetria i jep dorë të lirë fantazisë për të dizenjuar dhe zgjedhur një stil unik.

Rreth i lakuar

Rrathët e lakuar të kombinuar me një gur janë kthyer në një prej zgjedhjeve të para. Një prej vajzave të famshme që e ka përqafuar idenë në unazën e saj të martesës është Hailey Bieber.

Pikë loti

Fansat e ”Sex and the City” e mbajnë mend neverinë që provoi Carrie Bradshaw kur pa diamantin e kësaj forme të vendosur në një rreth floriri. Por tashmë është një trend. Kjo formë është më e madhe se sa pesha e tyre në karat, më shumë se sa gurët ovalë ndaj është një prej më të preferuarave.

Kornizë

Vendosja e gurit në një kornizë të tillë i jep një prekje më artistike. Një kornizë metali ‘përqafon’ gurin duke zëvendësuar thumbat e zakonshëm. Guri ka më pak gjasa të dëmtohet apo të bjerë ndërsa pamja është moderne dhe e pastër.

Diamant i zi

Misteriozë, plot klas e shkëlqim, unaza juaj nuk do të duket aspak e zakonshme./tvklan.al

You may also like