Dhuna në futbollin turk! Tifozët e Trabzonit futen në fushë dhe godasin kë gjejnë nga Fenerbahche

by admin
Spread the love

Episod i ri fatkeq në futbollin turk.

Në fillim të sezonit, kampionati u pezullua kur një president doli në fushë për të sulmuar arbitrin dhe tani gjërat kanë shkuar një hap më tej. Kur lojtarët e Fenerbahçes po festonin fitoren në qendër të fushës, tifozët e Trabzonsporit vendosën të anashkalonin sigurinë, duke krijuar një betejë brutale në fushë. Disa arritën të futeshin në dhomat e zhveshjes, por të tjerë nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të mbroheshin.

Ndeshja kishte përfunduar 2-3, por situata kishte qenë e nxehtë gjatë gjithë ndeshjes duke qenë se tifozët radikalë kishin hedhur disa herë sende në fushë.


Top Channel

You may also like