Dëshiroj të kemi Gjermaninë në grup – Shqip

by admin
Spread the love

Festa nga stadiumi “Zimbru” për kualifikimin në Europian u transferua në aeroport.

Fillimisht në atë të Moldavisë dhe më pas në aeroportin e Nënë Tereza ku kombëtarja jonë mbërriti rreth orës 1:00 pas mesnate.

Dhjetëra tifozë sfiduan shiun dhe temperaturat e ulëta për t’i shprehur mirëseardhjen heronjve kuqezinj që siguruan një ndeshje para mbylljes së kualifikuese kalimin në finalet e Europianit të Gjermanisë.

Ata brohoritën dhe i kënduan këngë skuadrës që arriti të realizojë një ëndërr.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i lumtur për këtë objektiv historik dëshiron që ta çojë më tej, duke uruar që në grup të ketë vendin organizator Gjermaninë.

Armand Duka: Janë të gjitha skuadra të nivelit të lartë, janë shumë të forta, si ai që mund të renditet i pari dhe ai në vendin e 24. Unë uroj shumë se do të ishte historike për ne që të hapim Europianin ndaj Gjermanisë.

Armand Duka pati falenderime për të gjithë.

Armand Duka: Na takon që ta shijojmë këtë rezultat, ta shijojnë çunat, të gjithë mbështetësit, ju përfaqësuesit e mediave që keni krijuar një atmosferë pozitive se pa të është e vështirë të arrish këto rezultate.

Shorti ku Shqipëria do të njohë kundërshtarët në fazën e grupeve të Euro 2024 do të hidhet pas 2 javësh.

Tv Klan

You may also like