DeSantis nxit banorët në Florida të përgatitjen për goditjen e uraganit (fotot)

by admin
Spread the love

Guvernatori i shtetit juglindor amerikan të Florida, Ron DeSantis nxiti sot banorët të përgatiten për goditjen e vendit nga stuhia Idalia, që sipas tij do të ashpërsohet në detin e Karaibeve duke u kthyer në një “uragan madhor”, duke prekur brigjet e Gjirit të Meksikës kësaj jave.

Zyrtarët thonë se Idalia u intensifikua sot dhe rrezikon të kthehet në një stuhi kërcënuese duke goditur Floridan prej të martës.

“Do të ketë një uragan madhor”, tha sot DeSantis në konferencën e shtypi, madje duke dhënë dhe itinerarin që stuhia do të përshkojë, duke udhëtuar përgjatë Kubës Perëndimore e Gjirit të Meksikës para se të godasë veriperëndimin e Florida.

“Nëse gjendeni në rrugën e kësaj stuhie nga zona e Gjirit Tampa, në Franklin apo veriperëndim të Florida, përgatituni për impaktin,” tha DeSantis, i cili është gjithashtu kandidat presidencial republikan për zgjedhjet e 2024.

“Ne presim që urragani Idalia të godasë shtetin e Florida”, shtoi ai.

Zyrtarët e motit kishin dhënë sot paralajmërime stuhie dhe për krahinën kubane të Pinar Del Rio.

Reshjet e konsiderueshme në perëndim të Kubës kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshkitje toke.

Zyrtarët e shtetit të Florida kanë mobilizuar policinë dhe forca të gardës Kombëtare për reagimin ndaj stuhisë, ndërsa DeSantis ka shpallur “emergjencën” në shumë rajone të shtetit.

Zyrtarët thanë se disa nga stuhitë tropikale të Atlantikut në lindje të SHBA, do të kthehen në uragane dhe mund të shkaktojnë dëme në komunitete.