Derbit e kthimit në Champions

by admin
Spread the love

Sonte, do të përcaktohen edhe dy skuadrat tjera gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve.

Prej orës 21:00 do të zhvillohen dy ndeshje derbi, të cilat para dy javësh përfunduan pa fitues. Në “Etihad Stadium” kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City e pret skuadrën e Real Madridit.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e luajtur në Madrid, ka përfunduar me rezultatin 3:3.

Në të njëjtën kohë, Bayern Muncheni luan në shtëpi kundër skuadrës së Arsenalit. Në duelin e parë të luajtur në Londër, këto skuadra kanë barazuar 2:2.

Skuadrat që avancojnë tutje, do të përballen me njëra tjetrën në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

You may also like