Deputetja Moraçanin kushtëzon Kovaçevskin: Dalim në opozitë nëse nuk zbatohen kërkesat e RDM-së

by admin
Spread the love

Kushtet që partia mbrëmë ia vuri Qeverisë, me një afat prej njëqind ditësh për zbatim, do të jenë arsyeja nëse partia do të mbetet në pozitë apo do të shkojë në opozitë, deklaroi kryetarja e RDM, Maja Moraçanin.

Në emisionin Argument plus, Moraçanin tha se RDM e mbështet rikonstruimin e qeverisë dhe do të votojë për ndryshimet kushtetuese sepse kanë të bëjnë me proceset eurointegruese.

“Këto kushte janë për të zbatuar diçka që është e nevojshme në vend. Domethënë, këto procese duhet të fokusohen edhe në veprimin në vend. Procesi i integrimit evropian është një çështje e pavarur që ne e mbështesim. Nuk ka dilemë për këtë dhe unë mund të jem edhe në opozitë, nëse këto kërkesa tona nuk realizohen dhe i gjithë procesi ngec sërish, është e qartë se RDM do të shkojë në opozitë”, tha ajo.

You may also like