Deputeti i PS ‘thumbon’ Metën: Ne i bëjmë fëmijët dhe i çojmë në kopshtin e lagjes, ai i ‘dosjeve’ i dërgon në Angli

by admin
Spread the love

Deputeti socialist i Tiranës, Xhemal Qefalia ka thumbuar sot kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, teksa pjesë në inagurimin e shkollës së re në Qesarakë, e cila mban emrin e Dëshmorit të Atdheut Klodian Tanushi.

“Të nderuar prindër, juve që do sillni fëmijët duke filluar nga sot te kjo shkollë. Ne jemi të asaj pjesë që fëmijët tanë i bëjmë, i rrisim, i çojmë te kjo çerdhja këtu afër, te ky kopshti këtu. Nuk i bëjmë siç i bën ai i dosjeve. Ai që thotë unë i çoi në Angli dhe do t’i kthejë këtu”, tha Qefalia.

Më tej, deputeti ka falenderuar Ramën edhe për gjimnazin e ndërtuar në këtë zonë. “Ne e kemi tashmë shkollën e mesme “Luan Hajdaraga”, një shkollë shumë cilësore dhe me shumë nivel”, tha Xhemal Qefalia, duke nxitur dhe një reagim të kryeministrit por që nuk u dëgjua sepse ishte pa mikrofon.

Deputeti socialist përdori një batutë për t’iu përgjigjur Ramës: “E ke bërë realitet zoti kryeministër dhe e kisha merak. Pardje kur u inaguru shkolla, nuk kemi konflikt interesi se banor i Dajtit je, por dhe Fresku është bashkëngjitur me Dajtin.”

You may also like