Denoncim i rremë për bombë të vendosur në një objekt të “Postës”

by admin
Spread the love




Alarm për një mjet shpërthyes të vendosur është marrë sot në adresën elektronike të një objekti  të “Postës”. Ministria e Punëve të Brendshme  pasdite njoftoi se alarmi ishte i rremë.

Janë kryer të gjitha kontrollimet e nevojshme në lidhje me denoncimin e sotëm se në godinë të Postës së Maqedonisë së Maqedonisë së Veriut pas porosisë së marrë në adresën elektronike me kërcënim për mjet eksploziv të vendosur, dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për denoncim të rrejshëm”, deklaroi Policia.

 

Policia sqaroi që pas marrjes së mesazhit, janë marrë të gjitha masat për evakuim.


You may also like