Dëmtohet edhe Szczesny, Allegri duhet të improvizojë formacionin ndaj Sassuolos

by admin
Spread the love

Juventusi ka probleme serioze me mungesat, kur mungojnë edhe pak ditë nga fillimi i Serie A. Në miqësoren kundër Atletico Madrid, përveç rezultatit, Allegri mori edhe një tjetër lajm të keq.

Szczesny është dëmtuar dhe duhet të qëndrojë larg fushës së blertë për thuajse një muaj. Portieri ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë dhe ka nevojë për 20 ditë për tu rikuperuar.

Dëmtimeve të Chiesa, Pogba, McKennie tashmë i shtohet edhe ai i Szczesny. Portieri polak do të mungojë në ndeshjet kundër Sassuolos, Sampdorias dhe Romës.

Juventusi do të fillojë sezon pa katër lojtarët e dëmtuar dhe pa të skualifikuarin Rabiot dhe Allgeri duhet të improvizojë formacionin për sfidën debutuese kundër Sassuolos. / Oversport.tv

You may also like