Demiri: Jam krenar që ndërgjegjësimi për dhurimin e organeve po rritet

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, ka marrë sot pjesë në takimin e  ekspertëve, kushtuar përmirësimit të Sistemit kombëtar të transplanteve.

Në prezantimin e tij, ai shprehu mirënjohje për të gjithë ekspertët që në vazhdimësi japin kontribut profesional në këtë proces, dhe veçanërisht për ekipin e projektit për përmirësimin e sistemit kombëtar të transplantimit në vend.

“Transplantet në vend kryhen në shëndetësinë publike në klinikat universitare. Në Klinikën për Urologji në janar të këtij viti shënuam transplantin e 500-të të veshkave në shëndetësinë publike, ndërsa për herë të parë para 4 vitesh u krye transplanti i zemrës. Për momentin është duke u zhvilluar edukimi dhe trajnimi i personelit shëndetësor të përfshirë në Programin e Transplantit, si dhe aktivitete për ngritjen e vetëdijes publike për dhurimin e organeve”, tha Demiri.

Demiri theksoi se dhurimi i organeve paraqet një nga arritjet më të mëdha në mjekësi.

“Dhurimi i organeve shpëton jetë dhe jam krenar që ndërgjegjësimi dhe rëndësia po rritet. Ne vazhdojmë të kujdesemi realisht për pacientët dhe punonjësit e shëndetësisë”, tha Demiri. 

MARKETING



You may also like