Deliallisi beson te mbijetesa – Shqip

by admin
Spread the love

Erzeni u mposht nga Dinamo me rezultatin 2-0 duke u afruar gjithnjë e më shumë me rënien nga kategoria.

Shijakasit mbeten me 31 pikë, plot 6 më pak se Teuta e zonës Play-Out dhe 7 nga Laçi.

Në përfundim të sfidës, trajneri Deliallisi foli .

Dihej rëndësia e ndeshjes, vetëm fitorja na mbante në lojë. Më vjen keq sesi i pësojmë golat. Vuajmë shumë dhe humbasim shumë, kundërshtari na ndëshkon më gjysmë-rasti.

Goli i dytë ishte gabim që ndodh, por ia dhuruam golat kundërshtarit, nuk ishte meritë e tyre.

Matematika na mban në lojë dhe duhet të luftojmë. Janë 15 pikë në lojë dhe diferenca është -6. Ky është objektivi ynë”, tha Deliallisi.

You may also like