Dejan Stankovic: Nesë unë jam problemi, jap dorëheqjen menjëherë

by admin
Spread the love

Humbja përballë Torinos në mesjavë me shifrat 2-0 ishte e treta radhazi për Sampdrorian në Serie A. Kjo disfatë e mban në vendin e parafundit në renditje ekipin e drejtuar nga Dejan Stankovic. Ky i fundit ka mbetur i zhgënjyer nga ndeshja e mbrëmshme i cili dha një deklaratë për mediat.

“Nuk ka pasur referenca për persona të tjerë. Unë po flas për veten time dhe nuk po flas për askënd tjetër. Nëse unë jam problemi në skuadër, atëherë unë jap menjëherë dorëheqjen. Megjithatë do të shohim nëse të gjithë këtu kanë dhënë më të mirën. Nuk e kuptoj akoma mosmarrëveshjen mes meje dhe lojtarëve. Megjithatë, tani për tani të mendojmë për ndeshjen kundër Lecces.” -tha ish-mesfushori i Interit.

Nga ardhja e Stankovic tek Sampdoria e deri më tani, skuadra ka grumbulluar katër pikë në gjashtë ndeshje. Këto që nuk janë statistika të mira dhe që e kanë bërë trajnerit të mendojë për dorëheqjen vetëm 1 muaj pasi mori drejtimin e ekipit. /oversport.tv Foto: U.C. Sampdoria, Facebook

You may also like