Debatet në mbledhje, Flamur Hoxha: Jam këtu që të bëjmë PD forcë qeverisëse

by admin
Spread the love

Ndërsa janë shtuar zërat që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, nga mbledhja e grupit parlamentar, deputeti Flamur Hoxha, ka kërkuar organizim për të gjetur një zgjidhje dhe për të mos braktisur demokratët.
“Ta riorganizojmë Partinë apo ta çojmë te Sali Berisha”, ka thënë Hoxha ndër të tjera.

Diskutimi i Flamur Hoxhës në mbledhje:

Ta riorganizojmë Partinë apo ta çojmë te Sali Berisha? Ishte kjo ajë që thashë herën e kaluar. Në shtator u vendosëm në sprovë me qëndrimet tona. Më vjen mirë që në atë qëndrim që morëm, qëndruam. Jemi të gjithë bashkë këtu. Politikisht s’kam fituar asgjë nga PD. Jam këtu që të bëjmë PD forcë qeverisëse. Unë jam i pritur të bëj deklaratë kur të kemi gjet zgjidhjen. Propozimi politik është përgjegjësi. Gjithkush prej nesh reflekton e thua me vete: e ndjej veten të fajshëm për këtë situatë? Dhe sheh rezultatin. Tek vetja këtë kam parë të jem që rritem me miq e shokë. Duke marrë rezultate. Askush nga ne mos të ndikohemi. Duhet të diskutojmë për të gjetur një zgjidhje. Ua kemi borxh demokratëve. Nuk mund ti braktisim ata. Kemi forumet dhe duhet të gjejmë një zgjidhje. Këto zgjedhje ishin një moment që na bëri tu thërrasim mendjes e të bashkojmë PD. Ne duhet ta përballojmë këtë situatë. Duhet bashkim me sakrificën e të gjithëve. Duhet zgjidhje larg qëndrimeve personale. Duhet një hap pas është e domosdoshme, por duhet të dimë qartë çfarë vjen të nesërmen nga ky hap. Grupin tjetër e shoh jo si palë, por si pjesë. Kjo që ka ardhur nuk ka ardhur për fajin tonë, por për shkak të interesave të atyre që kanë qeverisur për ta mjelur PD. Kërkoj që të ketë më frymë PD. Për të mbajtur përgjegjësi, jo duke bccrë protagonizëm me fraza që i pëlqejnë kundërshtarët. Dikush që është kalorës në jetë, është kalorës në politikë”.

You may also like