Dasma e përgjakur! Dhëndri 29-vjeçar vrau nusen, vjehrrën dhe kunatën! Një i ftuar i vdekur dhe një i plagosur

by admin
Spread the love

Dasma e një 29-vjeçari dhe një gruaje 44-vjeçare në Tajlandë u përgjak pasi dhëndri për arsye të panjohura, hapi zjarr dhe vrau gruan e tij, nënën e saj 62-vjeçare dhe motrën e nuses 38-vjeçare, e më pas vrau veten.

Autori i tragjedisë është Chaturong Suksuk, i cili ishte një sportist paralimpik dhe ish-ushtarak. Plumbat e 29-vjeçarit në dasmën që u zhvillua të shtunën plagosën dy të ftuar, njëri prej të cilëve përfundoi i vdekur. Sipas një burimi policor të cituar nga BBC, 29-vjeçari ka qenë nën ndikimin e drogës në koha e të shtënave, ndërsa armët dhe municionin e kishte blerë legalisht një vit më parë.

Mediat tajlandeze raportojnë se çifti ka pasur një debat gjatë ceremonisë martesore, ndërsa burimet thonë se 29-vjeçari ndihet i pasigurt për diferencën në moshë me 44-vjeçaren.

Çifti jetonte së bashku për tre vitet e fundit. Chaturong kishte fituar një medalje argjendi në Lojërat Para-Aziatike 2022 në Indonezi.

29-vjeçari ishte amputuar ndërsa ishte në një mision me një ekip ushtarak që patrullonte kufirin me Tajlandën.


Top Channel

You may also like