Dalin pamjet/ Ja momenti kur i vihet flaka furgonit në Korçë

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Kanë dalë pamjet e momentit të djegjes së një furgoni që u përfshi nga flakët e zjarrit gjatë orëve të para të natës në lagjen Nr.17 në Korçë. Në videon e siguruar nga Klan News, vihet re një person që po i afrohet automjetit të parkuar. Më pas, ai afrohet drejt dritares dhe pastaj largohet me shpejtësi. Pas pak sekondash, automjeti shpërthen në flakë.

Zjarri ka rënë në furgonin në pronësi të R.T. Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së pronarit në momentin që ra zjarri. Furgoni është djegur në pjesën e përparme, ndërsa nga flakët nuk ka persona të lënduar. Pronari i mjetit ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me njeri dhe automjeti përdorej për transport udhëtarësh.

Grupi hetimor i policisë dyshon se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al

 

 

You may also like