Dafina Zeqiri bëhet “nuse” të enjten

by admin
Spread the love

Në faqen e saj në instagram këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri ka publikuar një video “reel” që ka paralajmëruar projektin e saj të radhës.

Në këtë video ajo është shfaqur si nuse duke u martuar në një hapësirë të hapur e të gjelbëruar. Ajo shihet e veshur me vello dhe “dhëndri” ka veshur një kostum veror me ngjyrë të bardhë e vija kufizuese të zeza. Në video shihet “dhëndri” duke ia hequr vellon Dafinës në mënyrë që të procedohet me kurorëzimin.

Dafina ka postuar në të kaluarën video paralajmëruese për videoklipet e saj, gjë që ka bërë të ngjallen debate tek adhuruesit për jetën private të saj.

Edhe këtë herë adhuruesit e saj janë shprehur të ngazëllyer duke komentuar në faqen e saj të instagramit se mezi po presin ta shohin Dafinën nuse./Botapress.info/

You may also like