CR7 hedh në gjyq Juven, sulmuesi portugez kërkon nga klubi bardhezi që t’i paguajë rrogat e prapambetura – Shqip

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo ka vendosur që të ndërmarrë veprime ligjore kundër Juventusit sa i përket rrogave të papaguara gjatë pandemisë Covid-19.

Ylli portugez pretendon që të marrë 19.9 milionë Euro neto nga klubi torinez që ishin shtyrë gjatë pandemisë, në dy manovra financiare të bëra për rrogat e futbollistëve, që aktualisht po hetohen, raporton Gazzetta dello Sport.

Lojtarët e ekipit pranuan që të shtynin marrjen e pagesave për katër muaj në Mars 2022 dhe Prill 2021, ndërsa klubi po kalonte momente të vështira financiare, ndërkohë që u arritën edhe marrëveshje individuale mes palëve.

Sulmuesi 38-vjeçar që kishte kërkuar kopje të dosjes së hetimit nga Prokuroria e Torinos, nuk ka arritur një pakt ekonomik me Juventusin në muajt e fundit, ndryshe nga Dybala, ndaj të cilit bardhezinjtë i detyrohesin 3 milionë Euro.

38-vjeçari u largua nga Juventusi në Gusht 2021 dhe u rikthye te Manchester United, ndërsa tani luan në Ligën profesioniste saudite për Al-Nassr.

Klan News

You may also like