Conte shton dyshimet për rinovimin e kontratës: Dua të ndjej vlerësim

by admin
Spread the love

Antonio Conte vazhdon të ketë hije dyshimi për sa i përket rinovimit të tij me Tottenham. Tekniku italian nuk e ka përjashtuar mundësinë që të largohen në fundin e sezonit nga Londra, kohë kur i skadon edhe kontrata aktuale që ka me Tottenhamin.

“Klubi duhet të bëjë vlerësimet e veta për kontratën. Sa më përket mua, unë dua të ndjej vlerësimin e duhur se e meritoj një kontratë të re. Është e rëndësishme të zhvillojmë një diskutim të sinqertë për të kuptuar se kush janë ambiciet tona reale. Qartësia është shumë e rëndësishme”.

Antonio Conte nuk është duke kaluar momentin e tij më të mirë me Tottenhamin pasi së fundmi u skualifikua nga EFL Cup. “Spursat” u mposhtën nga modestët e Nottingham Forest, ndërsa në Premier League, Tottenhami renditet në vendin e katërt. /oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Facebook

You may also like