Çmimi Nobel për ekonominë i shkon Claudia Goldin/ “Zbuloi” arsyet e hendekut të pagave mes grave dhe burrave

by admin
Spread the love

Hulumtimi i Prof Goldin zbuloi shtytësit kryesorë pas hendekut të pagave gjinore, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Ajo është vetëm gruaja e tretë që merr çmimin dhe e para që nuk e ndanë çmimin me kolegët burra. Prof Goldin aktualisht ligjëron historinë e tregut të punës në Universitetin e Harvardit në SHBA.

Ajo kishte “përparuar të kuptuarit tonë për rezultatet e tregut të punës së grave“, tha Akademia Suedeze e Shkencave, duke iu referuar punës së saj. Goldin ka ekzaminuar të dhëna 200 vjeçare mbi fuqinë punëtore në SHBA, duke treguar se si dhe pse ndryshimet gjinore në të ardhurat dhe normat e punësimit ndryshuan me kalimin e kohës.

Laureatja e këtij viti në Shkencat Ekonomike, Claudia Goldin, siguroi llogarinë e parë gjithëpërfshirëse të ardhurave të grave dhe pjesëmarrjes në tregun e punës ndër shekuj. Kërkimi i saj zbulon shkaqet e ndryshimit, si dhe burimet kryesore të hendekut të mbetur gjinor“, tha Akademia Suedeze në një deklaratë.

Çmimi i ekonomisë është i ndryshëm nga çmimet origjinale në fizikë, kimi, fiziologji ose mjekësi, letërsi dhe paqe, të cilat u krijuan nga Alfred Nobel dhe u dhanë për herë të parë në 1901. Çmimi për ekonomi u krijua në vitin 1968 dhe u financua nga banka qendrore e Suedisë.

Elinor Ostrom ishte gruaja e parë që fitoi çmimin e ekonomisë në vitin 2009, të cilës iu dha së bashku me Oliver E Williamson për kërkime mbi qeverisjen ekonomike.

Në vitin 2019-të Esther Duflo ndau çmimin me bashkëshortin e saj Abhijit Banerjee dhe Michael Kremer, për punën që u fokusua në komunitetet e varfra në Indi dhe Kenia.


Top Channel

You may also like