“Çmenduri” i konsideron deputeti gjerman deklaratat e ambasadorit Hill për Kurtin e Vuçiqin

by admin
Spread the love

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, mbrëmë ka deklaruar se partneriteti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq po shkon mirë, ndërkaq për kryeministrin Albin Kurti ka thënë se nuk mund ta thotë të njëjtën gjë.

Për këtë çështje ka reaguar deputeti gjerman i Të Gjelbërve, Reinhard Butikofer, i cili deklaratën e Hillit e ka konsideruar “çmenduri”.

“Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar në konfliktin Serbi-Kosovë, e quan presidentin e Serbisë Vuçiq ‘partner të mirë’ ndërsa vë në pikëpyetje nëse ShBA-ja ‘mundet ende ta konsiderojë’ kryeministrin e Kosovës Kurtin ‘partner’. Thjesht çmenduri”, shkroi eurodeputeti gjerman.

Hill, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, tha:

“Ne e konsiderojmë Vuçiqin si një partner të mirë. Ai dhe qeveria e tij janë partnerë të mirë në këtë proces dhe shpresojmë që kështu të vazhdojë. Ne do të donim që ai të bënte ç’është e mundur për ta shtensionuar situatën dhe tashmë po shohim shenja se kjo po zbatohet. Ne e ndjejmë se Serbia po bëhet partner gjithnjë e më i mirë për ne”.

“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë (kërkesën e ShBA-së dhe BE-së, shën. red.). Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë”. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like