Ç’ishte Srebrenica? Pamjet që të ngjethin mishtë… – Shqip

by admin
Spread the love

Pamjet më simbol të asaj se ç’ishte genocide në Srebrenicë është ajo e vrasjes mizore të gjashtë të meshkujve boshnjakë, si sot, në ‘95-ën.

Janë pamje të ngjethin mishtë.

Ata u vranë brutalisht nga të shtënat nga pas nga pjesëtarët e njësisë serbe “Scorpion” në korrik 1995 në Trnovo, në këtë ditë.

U vranë Safet Fejziç (17 vjeç), Azmir Alispahiç (16 vjeç), Sidik Salkiq (36 vjeç), Smail Ibrahimoviç (35 vjeç), Dino Salihoviç (18 vjeç) dhe Juso Deliç (25 vjeç).

Krimi ndaj gjashtë civilëve boshnjakë është kapur në kamera nga anëtarët e “Scorpion”. Kjo video u publikua gjatë gjykimit të Sllobodan Millosheviçit në vitin 2005, pas së cilës ajo bëri xhiron e botës.

Në video shihet sesi disa anëtarë të “Scorpion”, disa prej të cilëve kanë beretë të kuqe në kokë, nxjerrin nga kamioni gjashtë civilë të lidhur. Me fjalë poshtëruese dhe fyerje futen në pyll dhe më pas i vrasin katër prej tyre nga prapa me të shtëna individuale dhe me breshëri.

Më pas autorët qëlluan viktimat në tokë në kokë nga një distancë e afërt. Dy të burgosurit e mbetur u detyruan të mbanin kufomat, dhe më pas “Scorpions” i vranë gjithashtu në një shtëpi gjysmë të shkatërruar aty pranë.

Komandanti i “Scorpion” Slobodan Mediç Boca u dënua me 20 vjet burg, ndërsa vëllai i tij Branislav Mediç me 15 vjet. Petar Petraševiç, i cili u deklarua fajtor, u dënua me 13 vjet burg në fshehtësi. Milorad Momiç u dënua me 15 vjet burg në Kroaci, si dhe po kaq Sllobodan Davidoviç.

Në vitin 2014, Sllobodan Mediç vdiq me gjithë familjen e tij në një aksident trafiku në Serbi, gjatë një fundjave të lirë në të cilën u lirua nga vuajtja e dënimit.

Ju paralajmërojmë se videoja është shqetësuese:

You may also like