Çfarë po ndodh? Menjëherë pas protestës, PD-ja merr “goditjen” qe nuk pritej, zbardhen detajet e fundit

by admin
Spread the love

Një prej kandidatëve të primareve për Bashkinë e Kamzës është tërhequr nga gara. Dashnor Memaj e njoftoi vendimin e tij në rrjetet sociale. Ai e motivon tërheqjen nga gara brenda PD-së me nevojën për të vijuar rrugëtimin e Shoqatës së Transportit Publik.

“Një ndër surprizat dhe vlerësimet më të bukura që më kanë ndodhë gjatë karrierës sime ka qenë vlerësimi dhe besimi që më është dhënë këto kohë nga strukturat e PD-së Kamëz për të qenë përfaqësuesi i tyre në garën për Kryetar të Bashkisë Kamëz.

Nuk gjejë fjalë për t’ju falenderuar të gjithëve ju një e nga një, që nga grup seksionet që më propozuan deri në çdo anëtar të këtij Komuniteti, që në mënyra të ndryshme më vlerësuan mua dhe më dhanë besimin për të qenë kandidat POTENCIAL për kryetar të Bashkisë Kamëz. FALEMINDERIT!

Ju falënderoj dhe ju miq e kolegë që shprehët maksimalisht mbështetjen këto ditë dhe më dhatë besimin se mund t’ia dalim për të qeverisur Bashkinë Kamëz. (Me të vërtet ishte e jashtëzakonshme dhe e papritshme për mua gjithë kjo mbështetje)

E ndjej si detyrë e obligim që këtë besim ta kthej në forcë për të vazhduar e bashkëpunuar me gjithsecilin prej jush, ku zyra ime do jetë edhe e juaja siç ka qen deri sot.

Mbas një analize të gjatë dhe arsyetimi konkret dua t’ju njoftoj se kam vendosur që këtë radhë të mos jem kandidat për kreun e Bashkisë Kamëz, pasi sektori që përfaqësoj ka nevojë për kontributin tim e s’mund ta lëmë përgjysmë rrugëtimin e Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban dhe të subjekteve të transportit!

Beteja jonë për një qeverisje me të mirë, më përfaqësuese, transparente nuk do të ndalojë.

Edhe një herë falënderim të veçantë e respekte maksimale për secilin nga ju!”, ka shkruar ai.

The post Çfarë po ndodh? Menjëherë pas protestës, PD-ja merr “goditjen” qe nuk pritej, zbardhen detajet e fundit appeared first on Lajme.al.

You may also like