Çfarë “krimesh të luftës” po synon të hetojë Albin Kurti pas përfundimit të luftës në qershor të 1999?!

by admin
Spread the love

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se çfarë krimesh po dëshiron të hetojë me Instituttin për Krime Luftë në Kosovë – formimi i të cilit kaloi dje në Kuvendin e Kosovës.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar faktin se Instituti do të hetojë krimet e luftës deri në 31 dhjetor të vitit 2000 – që sipas tij është në vijë me narracionin e Serbisë për krimet në Kosovë.

“Si mund të kryhen “krime të luftës” pasi që lufta të ketë marrë fund? Serbia ka kryer krime lufte e gjenocid në Kosovë deri në qershor të vitit 1999. Hulumtimi i krimeve të luftës duhet të vazhdojë e të institucionalizohet”, ka shkruar Tahiri.

Ai tha se një gjë e tillë i përshtatet Serbisë.

“Por përpjekja e Qeverisë së Albin Kurtit, për ta bërë një ligj që synon të hetojë e hulumtojë “krimet” që ndërlidhen me luftën deri me datën 31 dhjetor 2000, është përpjekje që i shkon përshtat pikërisht atyre që janë përgjegjës për gjenocidin në Kosovë. 31 dhjetori i 2000-tës, është epitomë e Serbisë që përpiqet t’ia ndërrojë kahun e historisë dhe të gjejë amnisti për gjenocidin e kryer. Ne do ta kundërshtojmë me çdo mjet politik tjetërsimin e historisë përmes ligjeve të dëmshme, antihistorike e antikombëtare”.

Kurti e Tahiri u përplasën dje në Kuvend mbi këtë temë.

Tahiri ka thënë se njerëzit që punësohen në këtë Institut duhet të kenë grada shkencore dhe jo të jenë militant partiakë.

Me nerva, Kurti i reagoi Tahirit, i cili në fund i tha se duhet t’i vijë turp.

“Në këtë Kuvend në vitin 2013 janë amnistuar kriminelët me më shumë se dy të tretat, ju ua keni dhënë amnestinë. Prandaj, s’keni kurrfarë legjitimiteti që ta merrni fjalën e të flisni gjepura këtu.. Mjaft më, mjaft deputeti me shurdhues. Turp”,

POSTIMI I PLOTË:

Çfarë “krimesh të luftës” po synon të hetojë Albin Kurti pas përfundimit të luftës në qershor të 1999?! Si mund të kryhen “krime të luftës” pasi që lufta të ketë marrë fund?

Serbia ka kryer krime lufte e gjenocid në Kosovë deri në qershor të vitit 1999. Hulumtimi i krimeve të luftës duhet të vazhdojë e të institucionalizohet. Por përpjekja e Qeverisë së Albin Kurtit, për ta bërë një ligj që synon të hetojë e hulumtojë “krimet” që ndërlidhen me luftën deri me datën 31 dhjetor, 2000, është përpjekje që i shkon përshtat pikërisht atyre që janë përgjegjës për gjenocidin në Kosovë. 31 dhjetori i 2000-tës, është epitomë e Serbisë që përpiqet t’ia ndërrojë kahjen historisë dhe të gjejë amnisti për gjenocidin e kryer. Ne do ta kundërshtojmë me çdo mjet politik tjetërsimin e historisë përmes ligjeve të dëmshme, antihistorike e antikombëtare.

You may also like