Çdo sulm mbi Kosovën, është sulm mbi Shqipërinë – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se çdo sulm mbi Kosovën, është sulm mbi Shqipërinë.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një interviste në ATV, transmeton Klankosova.tv

Rama tha se Kosova nuk është vetëm.

“Shqipëria nuk është thjesht një entitet gjeografik apo një entitet shtetëror që ka lidhje speciale me Kosovën dhe çdo sulm mbi Kosovën, është sulm mbi Shqipërinë, por nga anën tjetër, mos të harrojmë asnjëherë dhe për këtë arsye duhet me i pasë parasysh të gjitha kur nganjëherë e kalojmë masën në raport me aleatët, se Kosova nuk është vetëm, jo thjesht se ka Shqipërinë, po sepse ka aleat strategjik, që i dimë fare mirë kush janë, pa të cilin Kosova s’do të ekzistonte sot si shtet dhe me të cilët Kosova mund t’i arrijë të gjitha ato që ne të gjithë duam që Kosova t’i arrijë. Kështu që, për këtë arsye duhet menduar çdo ditë për peshën dhe rëndësinë e aleatëve, edhe kur je në një paqe të plotë e jo më kur je në një proces si ky, kur ke nevojë për sa më shumë miq dhe kur të humbasësh miq apo të ftohësh zemrën e miqve është gjëja më e pakëshillueshme e mundshme”, tha ai.

I pari i qeverisë shqiptare thotë se as që diskutohet që Shqipëria do t’i qëndrojë pranë Kosovës në çdo rast nevoje.

“As nuk diskutohet që Shqipëria ka qëndruar, qëndron dhe do të qëndrojë pranë Kosovës në çdo rast nevoje, nëse edhe, mos e dhëntë Zoti gjërat shkojnë në pikën ku në mes nuk është më fjala, po janë armët”, theksoi i pari i qeverisë shqiptare.

You may also like