Casillas bën parashikuesin: Ju tregoj finalen e Champions League

by admin
Spread the love

Iker Casillas është një nga ata që kompeticionin e Champions League e njeh mirë.

Ish-gardiani i famshëm spanjoll ka triumfuar tre herë me fanellën e Real Madrid në kompeticionin e rëndësishëm europian të klubeve ndërsa guxon të bëjë një parashikim edhe për Championsin e këtij sezoni.

Casillas beson se Real Madrid që është edhe kampioni në fuqi i këtij kompeticioni do të shkojë sërish në finale ndërsa nga ana tjetër sheh si rival të madrilenëve, Napolin e trajnerit Luciano Spallettit.

Kujtojmë se me shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës para disa ditëve është përcaktuar edhe rruga drejt finales së Stambollit me Napolin që në çerekfinale luan ndaj Milanit dhe më pas në rast suksesi përballet me një nga çifti Benfica-Inter.

Në anën tjetër, Real Madrid luan në çerekfinale ndaj Chelseat ndërsa në rast suksesi, atëherë do të përballej në gjysmëfinalen me fituesin e çiftit Manchester City-Bayern Munich.


Top Channel

You may also like