‘Çapaçulat e nanës, po më kënaqni’, nëna e Luizit i dërgon mesazh të birit, ai emocionohet

by admin
Spread the love

Edhe pse nuk është e njohur për publikun shqiptar, nëna e Luiz Ejllit është një person mjaft i komentuar nga fansat e këngëtarit, por edhe nga media. Prej vitesh ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa Luizi ka folur shumë shpesh për të ëmën brenda shtëpisë.

Pas letrës së dërguar disa javë më parë, ditën e sotme ajo ka surprizuar sërish të birin, duke i dërguar një tjetër mesazh. Përmes faqes ‘Big Love’, nëna e Luizit i shkruan të birit dhe të gjithë banorëve se janë shumë të mirë dhe se ajo është shumë e kënaqur.

“Përshëndetje çapaçulat e nanës. Jeni shumë të mirë. Zoti ju rujt të tanve dhe zoti është i madh që bani bashkë Luizin dhe Oltën në një bluze hahaa. Më keni knaq. Nana e Luizit nga Neë York – Angjelina Ejlli’ – shkruhej në mesazhin që u shfaq përpara banorëve.

Luizi e ka pritur me shumë emocione këtë mesazh, ndërsa duke qeshur shtoi: Nanë, kërko ndjesë për çapaçulat’, duke bërë të qeshin edhe pjesën tjetër të banorëve në shtëpi. Edhe pse nuk e dha veten, u duk se Luizi e priti shumë mirë këtë mesazh të të ëmës.

You may also like