Buleshkaj: Nën 179, numri i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Të premten në mesnatë ka përfunduar afati për deklarim të pasurisë nga ana e zyrtarëve publikë.

Yll Buleshkaj, Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, në emisionin e ekonomisë, Portofol në Shqip FM, ka thënë se pothuajse të gjithë prej tyre e kanë kryer këtë obligim ligjor.

“Zyrtarët publikë janë përgjigjur mirë. Nga rreth 4,800 prej tyre, janë 179 që nuk e kanë bërë deklarimin. Ka mundësi që ky numër të bie drastikisht, pasi kemi pasur numër të madh të dorëzimit të kopjeve fizike”, është shprehur Buleshkaj.

“Janë mbi 90 përqind e zyrtarëve që deklarimin e kanë bërë përmes platformës elektronike. Besojmë se numri i tyre do të bjerë nën 100”.

Ai ka treguar se nuk ka zyrtarë të lartë shtetëror që nuk ka e ka bërë deklarimin e pasurisë sipas afatit.

“Ka disa zyrtarë të asambleve ose drejtues bordesh, por jo nivele të larta”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like