BRUKSEL – Vuçiç: Bisedime të pasuksesshme për gjetjen e rrugës drejt normalizimit të marrëdhënieve

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 14 shtator /ATSH/ – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kishin përfunduar pa sukses në kuptimin e gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve, sipas REL.

Dy udhëheqësit u takuan sot në Bruksel, për herë të parë pas më shumë se katër muajsh.

“Ne kemi propozimet tona, shqiptarët kanë të tyret. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, u tha Vuçiç gazetarëve.

I pyetur nga ta se cili ishte propozimi i BE-së, ai tha se ”para së gjithash, flitet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”.

“Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacionit. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk iu shmanget nga detyrimeve të saj”, tha Vuçiç.

Kurti dhe Vuçiç zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e dialogut, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Sot do të shohim nëse ata janë gati të marrin përgjegjësi”, shkroi Borrell në X./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like