BRUKSEL – Von der Leyen: Paketë solide sanksionesh kundër Rusisë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 4 shkurt /ATSH-DPA-ANSA/ – Bashkimi Evropian ka përgatitur një paketë solide dhe gjithëpërfshirëse sanksionesh financiare dhe ekonomike kundër Rusisë, nëse kjo e fundit pushton Ukrainën, deklaroi kreu i BE-së, Ursula von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian shtoi se “është mjaft e qartë se edhe projekti i diskutueshëm ruso-gjerman i gazit ‘Nord Stream 2’ nuk mund të përjashtohet si një objektiv i sanksioneve”.

”Rusia është duke ushtruar presion ushtarak mbi Ukrainën dhe përdor furnizimet me gaz si levë për ne, kjo është arsyeja pse ‘Nord Stream 2’ nuk mund të përjashtohet nga sanksionet, kjo është shumë e qartë”, shtoi ajo.

Për çmimet e shtrenjta të energjisë, von der Leyen kritikon në mënyrë eksplicite “besueshmërinë e ‘Gazprom”.

“Rusia dhe ‘Gazprom’ duhet të respektojnë angazhimet e tyre. Sanksionet evropiane të koordinuara me partnerë të tillë si SHBA do të kalojnë nga kufizimi i aksesit në kapitalin e huaj, në kontrollet e eksporteve të komponentëve të teknologjisë të lartë. Rusia nuk mund t’i zëvendësojë lehtë fusha të tilla si inteligjencën artificiale, armatimet, kompjuterët kuantike, lazerët dhe udhëtimet në hapësirë”, shtoi ajo./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like