BRUKSEL – Prodhimi industrial i eurozonës bie më shumë nga sa pritej

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 14 shtator /ATSH-DPA/ – Prodhimi industrial i Eurozonës ra më shumë se sa pritej në korrik, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

Prodhimi industrial ka rënë me 2.3% që nga qershori, kur prodhimi ishte rritur me 1.1%. Ritmi i rënies ishte më i thellë se parashikimi i ekonomistëve prej -1.0%.

Rënia mujore është ndikuar kryesisht nga rënia prej 4.2% e prodhimit të mallrave kapitale dhe rënia prej 1.6% e prodhimit të mallrave të konsumit afatgjatë.

Më tej, prodhimi i mallrave të ndërmjetëm shënoi rënie me 0.8%.

Duke kompensuar pjesërisht këto rënie, prodhimi i mallrave të konsumit jo të qëndrueshme u rrit me 1.2% dhe prodhimi i energjisë u rrit me 0.4%.

Nga viti në vit, prodhimi industrial ra papritur 2.4% në korrik, duke përmbysur një rritje prej 2.2% në qershor. Prodhimi pritet të rritet me 0.4%.

Në BE27, prodhimi industrial u ul me 1.6% në krahasim me korrikun dhe me 0.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakCOVID-19, MSHMS: 104 të infektuar në 24 orët e fundit

You may also like