BRUKSEL – BE planifikon sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmeve në Izrael

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 16 prill /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian po planifikon sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmeve me raketa dhe dronë të Teheranit ndaj Izraelit, tha sot shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, në Bruksel.

“Rajoni është në buzë të një humnerë”, paralajmëroi Borrell, duke përshkruar situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme.

“Duhet të largohemi prej saj”, shtoi ai.

“Masat e reja ndëshkuese mund të përcaktohen përmes një regjimi sanksionesh të vendosura pasi Irani filloi të mbështesë luftën ruse kundër Ukrainës duke furnizuar Moskën me drone”, tha Borrell.

Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutuan sulmin iranian në një video-konferencë, të thirrur posaçërisht pasi Irani sulmoi drejtpërdrejt Izraelin të shtunën, për herë të parë në historinë e Republikës Islamike, si hakmarrje për vrasjen e oficerëve të lartë iranianë në Siri në fillim të muajit prill.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like