BRUKSEL – BE: Deri në 5 milionë refugjatë pas pushtimit rus të Ukrainës

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 7 mars /ATSH-DPA/- Sipas BE-së numri i refugjatëve për shkak të pushtimit rus të Ukrainës pritet të arrijë deri në 5 milionë, njoftoi sot shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell pas një takimi të ministrave të Zhvillimit të BE-së në Montpellier, Francë.

“Ky është një vlerësim i arsyeshëm. Ne nuk kemi parë një lëvizje kaq të madhe të refugjatëve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, tha Borrell.

“Deri më tani, rreth 1.7 milionë njerëz janë larguar nga lufta”, sipas shifrave të OKB-së.

Për të mbështetur njerëzit në Ukrainë dhe refugjatët e luftës në vendin fqinj të Moldavisë, Borrell tha se do të vihen në dispozicion rreth 100 milionë euro (108.74 milionë dollarë) si hap i parë për ndihmën emergjente humanitare.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakÇollaku: Ndikimet ruse, të pranishme në Ballkan
Artikulli tjetërRama: Kompleksi i ri i DRSHTRR-së në Berat, provë e transformimit tërësor


You may also like