Britania, azil ruandezëve! Vendi afrikan konsiderohet tejet i sigurt nga qeveria e Sunak

by admin
Spread the love

Britania i ka dhënë muajt e fundit katër ruandezëve të drejtën e azilit në kohën që qeveria e saj argumenton se ky shtet i Afrikës ekuatoriale, është sipas Kryeministrit Rishi Sunak, qartësisht një vend i sigurt.

Ka qenë një hetim i gazetës britanike “The Observer”, që zbulon për herë të parë, vendimet e dhëna nga Minstria e Brendshme dhe e Emigracionit, Home Office, për t’u dhënë statusin e refugjatit katër shtetasve të Ruandës, gjatë katër muajve të fundit, të cilët pretendonin se ishin të rrezikuar nga regjimi në Ruanda. Madje mësohet se një nga vendimet e dhëna është bërë në 12 tetor të vitit të kaluar, pikërisht një ditë pasi qeveria mbylli argumentimin e saj përpara Gjykatës së Lartë britanike, ku theksonte se Ruanda ishte vend tërësisht i sigurt.

Sipas The Guardian, Hetimi i referohet edhe një dosieri të një agjensie perëndimore të inteligjencës, ku Ruanda akuzohej se orkestronte një fushatë denigruese dhe frikësuese, ndaj kritikëve të saj, të vendosur në Britani.

Londra, pasi Shqipëria refuzojë të pranojë planin e kryeministrit Sunak, që emigrantët e mbërritur në Britani me gomone të vendoseshin në Shqiprë, për t’ju shqyrtuar kërkesat e tyre, përzgjodhi Ruandën si vend të sigurt për t’i dërguar, një vend 9 orë larg me avion nga Londra, plane që deri më tani janë hedhur poshtë nga gjykatat më të larta britanike.

Ndërkohë edhe Shqipëria konsiderohet vend i sigurt nga qeveria britanike dhe andaj ka nënshkruar marrëveshjen e riatdhesimit të azilkërkuesve shqiptarë, që vijnë në Britani, mes dy kryeministrave respektivë, Rama dhe Sunak, sakaq në gjykatat britanike, Top-Channel në Londër, mëson se vetëm nga një studio avokatore kanë fituar azilin me dhjetëra shqiptarë, që nga momenti i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, që bazohej në faktin se Shqipëria është vend i sigurt, për Britani.


Top Channel

You may also like